Dramë për “Ujqërit” e Wolfsburgut

Mainz 05, ish-skuadra e Jahmir Hykës, regjistroi një fitore të pabesueshme në transfertë kundër Wolfsburgut, duke përmbysur rezultatin 0-3 në 4-3. Diego e festoi debutimin e tij të hidhur me një gol, pikërisht atë 3-0 në minutën e 30-të. Dzeko (23’, 27’) u kishte dhënë më parë avantazhin e shpejtë vendasve. Pas minutës së 39-të, me golin e Rasmusenit, nisi edhe tërmeti i Maincit: Soto (48’), Shyrle (58’) dhe Szalai (85’) kompletuan fitoren historike. Të premten, Bajerni humbi 2-0 me Kaiserlauternin. Humbje pësoi edhe Schalke 04 (1-2) me Hanoverin e Altin Lalës. Nurembergu i Albert Bunjakut (73 minuta në lojë) humbi 2-1 në shtëpi me Frajburgun.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 28 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili