F1, SPA: Mark Ueber, në pole position

Lideri i kampionatit, austrialiani i skuderise Red Bull, Mark Ueber (161 pikë), koleksionoi “pole position” në Çmimin e Madh të Belgjikës, në cirkuitin e “SPA”-së, me kohën më të mirë (1'45"778), duke lenë pas britanikun Luis Hemiliton (1'45"863), i dyti (157 pikë) në renditjen e përgjithshme në Kampionatin Botëror të Formula 1, në një provë të tretë kualifikuese të shoqëruar edhe nga shiu.
Për skuderinë Red Bull ky ishte pole i 12-të në 13 gara kualifikuese të zhvilluara deri tani.
Shoku i ekipit të Ueberit te skuderia Red Bull, gjermani Sebastian Fetel, i treti (151 pikë) në luftën për titull do të niset nga vendi i katërt, pasi polaku Robert Kubika me Renonë e tij ia doli ta lërë pas në gridën e nisjes.
Xhenson Baton, shoku i Hemiltoni te Meklaren, ishte i pesti, përpara Felipe Masës së Ferrarit që gaboi në xhiron finale.
Lideri i skuderisë italiane, Fernando Alonso, i cili ishte më i miri në praktikat e ditës së premte, mori një rezultat të keq në provat zyrtare duke u renditur i 10-ti, kjo dhe për shkak të shiut. Përpara tij janë dy makinat Uiliams, me Rubens Barikelon dhe Niko Hulkenbergut, respektivisht në vendin e shtatë dhe të nëntë, të shoqëruar nga Andre Sutil i Force-India në vendin e shtatë.
Sesioni i provave nisi në një mënyrë spektakolare, kur Vitali Petrov u përplas në një ditë të keqe për Renonë.
Shtatë herë kampioni i botës, Mikael Shumaker u rendit i 11-ti, vetëm një vend përpara shokut të tij te skuderisë Mercedes, Niko Rosberg, por ky u fundit u dënua me zbritjen e pesë vendeve në gridën e nisjes për shkak të ndërrimit të pa paralajmërua të boksit të marsheve.
Nga ana tjetër, edhe Mikael Shumaker, do të vuajë dënimin për penalitetin me zbritjen e dhjetë vendeve për shkak të përplasjes së tij me Rubens Barikelon në Çmimin e Madh të Hungarisë.
Pas 12 garave të zhvilluara, nga 19 në total, Mark Ueber kryeson me 161 pikë, katër më shumë se Luis Hemilton, 157. Fetel (151), Baton (147) dhe Alonso (141) janë ende në garë për titullin kampion, kur kanë mbetur edhe shtatë gara për t’u zhvilluar.
Renditjen e konstrukorëve e kryeson Red Bull me 312 pikë, i ndjekur nga Meklaren (308) dhe Ferrari (238 pikë). Mercedes (132) dhe Reno (106) janë ekipet e tjera që janë mbi kufirin e 100 pikëve.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 28 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili