Curri, një futbollist ideal për Standardin e Liezhit
Liezh - Mbrojtësi Debatik Curri është pranë kalimit tek skuadra belge e Standardit të Liezhit. Lajmi bëhet i ditur nga “Extra Futboll”, e cila thekson se drejtuesit e skuadrës së lartpërmendur shohin tek futbollisti i kombëtares shqiptare zëvendësuesin ideal për Onievu.
Curri aktualisht aktivizohet tek Vorskla Poltava, duke qenë një nga lojtarët kyç të kësaj skuadre. “Extra Futboll” thotë se kosovari nuk është një yll futbolli, por një lojtar i thjeshtë punëtor i cili mund t’i shërbejë shumë Standardit në qendër të mbrojtjes.
Ai aktivizohet prej vitit 2005 në radhët e Vorskla Poltavës, me të cilën arriti të fitojë Kupën e Ukrainës këtë sezon, ku në finale u përball me Shakhtarin e Donetskut. Debatik Curri ka arritur të shënojë 10 gola në 54 ndeshje me fanellën e kësaj skuadre, një shifër kjo e kënaqshme për një mbrojtës.