E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski: Korrupsioni të luftohet bashkarisht

Ohër - Korrupsioni nuk është paraqitje e trashëguar dhe endemike, por dukuri sistematike kundër së cilës duhet të luftojmë të gjithë bashkërisht dhe ta vendosim në nivel sa më të vogël të mundshëm, theksoi sot kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski në fjalimin para pjesëmarrësve në konferencën e gjashtë vjetore rajonale të ''Transparency International'' për Evropën dhe Azinë Qendrore që po zhvillohet në Ohër.

"Në këtë drejtim na nxit fakti që Republika e Maqedonisë ka arritur përparime të rëndësishme lidhur me pikat nga dispozita për luftën kundër korrupsionit, e vendosur nga Komisioni Evropian. Qeveria vazhdon me luftën pa kompromis kundër korrupsionit, me qëllim të qartë që ta bëjë Maqedoninë partner të dëshmuar në arenën ndërkombëtare për luftën kundër korrupsionit.
Jemi të hapur për bashkëpunim, këmbim të përvojave, këshilla ose kritika për shkak se vetëm në këtë mënyrë do ta forcojmë luftën kundër korrupsionit", tha Gruevski. Në takimin në Ohër marrin pjesë 200 përfaqësues nga 45 vende nga Evropa dhe Azia Qendrore. (start/mia)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›