Currila mbytet 58-vjecari Qato

Një 58-vjeçar ka humbur jetën vetëm pak pasi ka hyrë në det për t’u larë. Luan Qato, banor i Durrësit është futur të lahet sot rreth orës 12.00, në Plazhin e Currilave, por fare pranë bregut ai është mbytur. Trupi i pajetë i 58-vjeçarit është transportuar me një autoambulancë drejt morgut të spitalit, ku do të kryhet edhe autopsia nga ekspertët mjeko-ligjorë.
Pas saj pritet që të deklarohet edhe shkaku i vdekjes, nëse ajo ka qenë nga një atak kardiak në kushtet kur trupi i nxehtë është futur menjëherë në ujë, apo varianti tjetër që viktima të jetë mbytur ngaqë mund të mos ketë ditur not. Që nga fillimi i sezonit të plazhit janë mbytur 5 vetë që kanë qenë duke u larë në det, ndërsa viktima e sotme e ka çuar në gjashtë numrin e të mbyturve në det që nga fillimi i muajit qershor.