Rikthehet vjeshta nje tjeter mundesi edhe per mbetesit

Maturantëve ngelës u jepet edhe një mundësi e dytë. Ata do të mund të rifuten përsëri për vjeshtë, për të dhënë provimet ku kanë mbetur. Pavarësisht se Ministria e Arsimit deklaroi se këtë vit do të ndiqeshin kritere të rrepta seleksionuese, në momentin e fundit kur gjithçka ishte mbyllur nga Matura Shtetërore, ky digaster vendosi t’i fusë përsëri rreth 2400 maturantë në listën e pranimeve për në universitete.
“Matura 2011 është matura e fundit që mbështetet në programin e vjetër mësimor të gjimnazit. Për këtë arsye, MASH vendosi t’u ofrojë maturantëve që kanë mbetur në një ose më tepër lëndë në provimet e maturës mundësinë për të riprovuar në sezonin e vjeshtës në muajin shtator të këtij viti. Datat e provimeve të sezonit të vjeshtës do të njoftohen në një moment të dytë, por mbetet në fuqi e drejta e maturantëve mbetës për të dhënë provimin edhe vitin e ardshëm”-tha Brikena Kollçinaku, zëdhënëse e MASH-t.
Ndryshimet që pritet të shoqërojnë procesin e maturës shtetërore vitin e ardhshëm, lidhen jo vetëm me programin mësimor mbi të cilin do të ngrihen pyetjet e testeve, por edhe me sallat në të cilat do të zhvillohen këto provime, si dhe mënyrën e administrimit, një nga problemet e procesit të maturës ndër vite.
Edlira Sulejmani