Homazhe per meshtarin percillet per ne amshim Dom Jubani

U përcoll sot për në banesën e fundit meshtari i njohur shkodran Dom Simon Jubani. Në veremoninë e zhvilluar në qytetin e Shkodrës e pranishme ka qenë edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe shumë deputetë e drejtues të tjerë vendorë.
Zonja Topalli tha se ata po nderonin një prej figurave më qëndrestare të periudhës së komunizmit, një përfaqësues jo vetëm i fesë së krishterë në Shqipëri, por i të gjithëve.
“Unë kujtoj bashkë me të gjithë qytetarët e këtij qyteti 11 nëntorin e 1990-tës, kur Dom Simon Jubani u priu qytetarëve, besimtarëve, në një moment kur sistemi ishte më i egër, ai guxoi dhe hapi Katedralen e Shkodrës” u shpreh kryetarja e Palamentit, Topalli.
Dom Simon Jubani i përket asaj plejade shërbëtorësh të fesë të cilët vuajtën dhe u mbijetuan tmerreve të komunizmit.