Cvetkovic: GJNDvendos në favortë Serbisë
BEOGRAD- Autoritetet në Beograd presin që qëndrimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të jetë në favor të tyre, që të krijohen kushte për bisedime të reja për statusin e Kosovës- ka deklaruar kryeministri serb Mirko Cvetkovic.
Në një intervistë për AFP-në, ai ka thënë që Serbia pret që opinioni i GJND-së të jetë se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë ilegale, gjë që do të pasonte fillimin e bisedimeve të reja, pasi që, sipas tij, “vetëm me dialog mund të tejkalohet situata e tashme e rëndë në Kosovë”.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka njoftuar se më 22 korrik do të japë mendimin vet këshillëdhënës lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, të cilin e ka kërkuar Kuvendi i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, me nismën e Serbisë.
(m.a/tg/BalkanWeb)