E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbja, Starovaka rezerva përmbrojtjen dhe arbitrin

TIRANE- Humbja 4-0 me Utrehtin nuk i ka pëlqyer trajnerit të Tiranës Sulejman Starova, megjithëse përballë ishte një skuadër tepër e fortë e Holandës. Në fakt, askush nuk priste që bardheblutë të bënin më shumë në një përballje të tillë, por sipas teknikut ndoshta disfata mund të mos kishte qenë kaq e thellë.

“Vetëm kaq mund të bënim, pasi u përballëm me një skuadër, me të cilën kishim diferenca të jashtëzakonshme, - u shpreh Starova, pas kthimit nga Holanda. – Megjithatë, unë vetë kam rezerva për mbrojtjen, pasi bëmë disa gabime elementare që nuk na falen. Por, mendoj se një rol tepër negativ luajti edhe arbitri. Në të dy golat e parë, futbollistët e Utrehtit shkaktuan faull dhe ai nuk fishkëlleu”, shtoi trajneri i Tiranës.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›