E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Milot-Rrëshenplagosen rëndë dy të rinj

LEZHë- Dy shtetas janë aksidentuar sot në një aksident automobilistik të ndodhur në aksin rrugor Milot-Rrëshen.

Pas verikimit të bërë nga forcat e policisë është konstatuar se aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së një automjeti tip Benz me targa MR 2905 A, me një mjet tjetër të tipit Benz kamionçinë, me targa LA 5841 A.

Burime nga policia bëjnë të ditur se dy nga të aksidentuarit, 18-vjeçarët Elson Kolmarku dhe Arjan Keli, që të dy banues në Rrëshen, kanë marrë plagë të rënda dhe janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmën e shpejtë.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›