E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, celetZyra e InformacionitTuristik

GJIROKASTëR- Që prej kësaj të premte turistët vendas apo të huaj do të mund të marrin informacione për Gjirokastrën në Zyrën e Informacionit Turistik. E ndodhur në qendrën e qytetit të Gjirokastrës, kjo zyrë do të ofrojë informacione rreth aktiviteve turistike, duke krijuar lehtësi për cdo vizitor, vecanërshit për ata të cilët nuk e njohin zonën.

Kjo zyrë është financuar nga qeveria spanjolle përmes fondit spanjoll për arritjen e objekivave të mijëvjecarit, program i përbashkët i cili ka për qëllim të rrisë zhvillimin social dhe ekonomik të vendit përmes kulturës së pasur dhe trashëgimisë.

Ambasadori spanjoll Montobio, i pranishëm në inaugurim, shprehu bindjen se promovimi i kulturës dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore përbën një element thelbësor dhe ka një ndikim të drejtpërdrejtë mbi zhvillimin.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›