Cvetkoviç: Serbia, kushte të reja pas vendimit të GJND-së
Beogradi dëshiron të krijojë kushte për bisedime të reja pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës. Kështu është shprehur Kryeministri serb Mirko Cvetkoviç i pyetur se çfarë pret Serbia pas vendimit të GJND-së për Kosovën. Ai gjithashtu shprehu bindjen se Bashkimi Evropian nuk do ta kushtëzojë Serbinë me Kosovën, duke u shprehur i sigurt që vendi i tij do ta marrë statusin e vendit kandidat në fillim të vitit të ardhshëm.
"është e sigurt që anëtaret individuale të BE-së do të udhëhiqen nga politika e tyre, por nëse flasim për BE-në, politika e saj nuk është politikë e kushtëzimeve", transmetojnë mediat serbe fjalët e Cvetkovic.
Ai ka theksuar se pavarësisht kësaj politika zyrtare e Serbisë nuk korrespondon me kushtëzimet, që do të thotë se njëkohësisht do të luftojë edhe për BE-në edhe për ruajtjen e integritetit të vet territorial.