Degert: Ndarja e Kosovës, jo në rendin e ditës të BE-së
Ndarja e Kosovës nuk është në rendin e ditës të BE-së por ekzistojnë shumë ide se si të zgjidhet kjo çështje. Kështu është shprehur Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Vincent Degert, në një intervistë për agjencinë FoNet.
"Asnjë vend anëtar i BE-së nuk është për ndarje, sepse ekziston frika se kjo do të kishte efektin domino në rajon, por edhe në botë. Duhet punuar që të gjendet zgjidhje afatgjatë, e qëndrueshme dhe zgjidhje paqësore", ka thënë Degert.
Sipas fjalëve të tij "ekzistojnë shumë ide", të cilat mund të dëgjohen se si kjo çështje mund të zgjidhet, sipas modelit të Gjermanisë, Italisë dhe Austrisë, Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore apo Suedisë e Finlandës. "çdo situatë është e veçantë, ndërsa situata në Serbi është unike. Asgjë nuk mund të kopjohet apo imponohet si ndonjë zgjidhje", tha Degert, duke shtuar se para se gjithash duhet pritur se çfarë do të thotë GJND-ja për këtë çështje.
"BE-ja dëshiron që të gjitha palët e interesuara të ulen dhe të bisedojnë, sepse kjo është mënyra e vetme që të gjendet zgjidhja", dhe ka shtuar se "ekziston strategjia e BE-së për Kosovën dhe konsensusi i vendeve anëtare të BE-së për këtë çështje".
Duke shtuar se roli i EULEX-it është shumë pozitiv, Degert ka theksuar që në këtë moment duhet penguar çdo provokim që ndodh në terren, si rasti i fundit që ndodhi në Mitrovicë.
Ai theksoi se për qasjen e Serbisë në BE duhet të ekzistojë konsensusi i vendeve anëtare dhe tha se konfrontimi me ndonjërin nga këto vende, do të sjellë problem afatgjatë.