E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrokulliset traktori, vdesin nënë e bijë

Nënë dhe bijë kanë gjetur vdekjen në një aksident të ndodhur në afërsi të fshatit Orizarë të Shtipit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, ndërsa në traktor ishin dy viktimat.

Traktori po drejtohej nga e bija, 35-vjeçarja Sumera M., e cila po shoqërohej nga e ëma Igballa T. (59).

Mjeti ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur, duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme dy viktimave.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të identifikuar shkaqet e aksidentit. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›