E Shtunë, 31 Tetor 2026

DASH: Barrikadat dhe dhuna u largojnë nga BE

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) me anë të një deklarate për shtyp dënoi incidentin e dhunshëm në veri të Kosovës, ku mbetën të plagosur paqeruajtës të NATO-s dhe protestues serbë.

Trupat e KFOR-it po ç`montonin një bllokim rruge dhe po ngrinin një pikë kontrolli automjetesh në një pikë të paautorizuar kalimi kufitar, kur u gjendën nën sulmin e serbëve, thuhet në deklaratën e DASH. Sipas DASH trupat paqeruajtëse po përmbushnin përgjegjësitë e tyre në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Departamenti i Shtetit thekson se liria e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave është në interesin më të mirë të Kosovës dhe Serbisë, dhe në përputhje me aspiratat e vendit për t`u anëtarësuar në BE. Bllokimet e rrugëve, barrikadat dhe dhuna, bëhen vetëm pengesë për normalitetin e jetës së përditshme të banorëve të Kosovës dhe Serbisë, dhe pengojnë lirinë e tyre të lëvizjes, thekson deklarata e DASH.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›