Reforma Zgjedhore, PD-PS, negociata me OSBE-në

Në mesditë, në restorantin “Padam”, përballë Ministrisë së Integrimit, tre figurat publike kanë rënë në sy me prezencën e tyre, ndërsa gjatë gjithë drekës nuk ka munguar bashkëbisedimi mes tyre.
Sipas të pranishmëve, sa Bylykbashi, aq dhe Gjiknuri parashtronin me dokumente qëndrimet e tyre, ndërsa ambasadori i OSBE-së pohonte vazhdimisht qëndrimet e tyre. Nga asnjë palë nuk bëhen publike pozicionet e mbajtura rreth modaliteteve që ata ndajnë për ngritjen e Komisionit të posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.
OSBE është ftuar nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike të jetë pjesë e reformës zgjedhore, madje ata kanë rënë dakord në parim dhe për prezencën e një përfaqësuesi nga Komisioni i Venecias të Këshillit të Europës. Pak ditë më parë, negociatorët e Partisë Socialiste u kanë paraqitur homologëve të tyre demokratë disa propozime që kanë të bëjnë me modalitetet se si mund të ngrihet dhe funksionojë Komisioni për Reformën Zgjedhore, përbërja por dhe vendimmarrja në të.
Duket se palët kanë ende disa çështje të pazgjidhura, ndërsa aktivizimi i ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Volfarth, ka shërbyer në këtë drejtim. Kreu i prezencës së OSBE-së nuk ka reshtur së takuari si kreun e PS, Edi Rama, ashtu dhe kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, për qëndrimet e tyre lidhur me reformën zgjedhore. Duket se në këtë reformë, OSBE do të jetë një monitoruese e rreptë, e cila ka dhënë garanci për hartimin e një kodi të pranueshëm dhe të pakontestueshëm nga palët, shkruan “Panorama”.
Dy partitë kryesore, PD dhe PS, kanë bërë një hap drejt nisjes së punës për reformën zgjedhore në vend. Partia Socialiste mandatoi deputetët Vasilika Hysi dhe Damian Gjiknuri që të nisin kontaktet me palën tjetër për të gjetur sa më shpejt modalitet mbi të cilat do të ngrihet dhe funksionojë Komisioni i posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Edhe Partia Demokratike iu përgjigj menjëherë këtij vullneti, duke mandatuar Oerd Bylykbashin dhe deputetin Viktor Gumi që të bashkëpunojnë me përfaqësuesit e PS për nisjen e reformës. Deri tani janë zhvilluar disa takime, të cilat nuk kanë dhënë ende një dokument të përbashkët. /Start/
2011-09-29 10:12