Interpelanca me Berishën, Braçe: Politikat e qeverisë për burimet natyrore, mbështeten në zhvatje
Erjon Braçe gjatë interpelancës me kryeministrin Sali Berisha deklaroi se qeveria po shet pasurit publike tek disa kompani “fantazmë” vlera e të cilave sot është shndërruar në miliona dollarë.
Deputeti i PS-së tha se dy kompanitë që shfrytëzojnë pasurinë e naftës në Shqipëri kanë rritur vlerën e tyre falë marrëveshjeve të nënshkruar me qeverinë shqiptare.
Banker Petrolium, i gjithë aktivitet i kësaj kompanie është vetëm në Shqipëri. Vlera e saj është rritur me 14 herë vetëm nga kontratat mbi pasurit e Shqipërisë. Kompania tjetër është Strema Oli, kompani guackë. Nuk kishte asnjë vlerë para se të hynte në Shqipëri. Sot kjo kompania ka 4 nga 6 fushmbajtëset e naftës. 66 milion dollarë është vlera e saj vetëm nga kontratë që kanë lidhur me Shqipërinë. Qeveria e këtij ka një kontratë 25 vjeçare që është miratuar në heshtje. Në një lojë burokratësh. Ishte Arjan Tartari që njoftoi qeverinë se marrëveshjet kanë hyrë në fuqi, tha Braçe.
Deputeti i PS-së theksoi se për gjashtë mujorin e parë të vitit 2011 fitimet për këto kompani arrijnë: 157 milion dollarë për Banker Petrolium dhe 6.5 milion për Steam Oli. Braçe tha se të dyja kompanitë nuk paguajnë tatim mbi fitimin. Sa tatim mbi fitimin kanë paguar? Tatimi ka qenë zero. Sepse ky dekrete me firm të tij (Berishës) nuk zbatohet, u shpreh Braçe. Deputeti i PS-së tha se e njëjta gjë po ndodh edhe për shfrytëzimin e kromit dhe floririt.
Nga ana tjetër Kryeministri Sali Berisha duke iu përgjigjur akuzave, tha se nga dhënia me koncesion për shfrytëzimin e pasurive të vendit janë trefishuar të ardhurat për qytetarët. Berisha konsideroi shpifje akuzat e deputetit të PS-së.
Berisha vijoi duke akuzuar opozitën se ka si synim vetëm rolin bllokues. Në këtë kuadër Berisha nënvizoi se në zgjedhjet e ardhshme maxhoranca me këtë sjellje të opozitës do të thellojë fitoren. Po të vazhdoni kështu do të diferenca mazhorancë opozitë do të shkojë 30 deputetë, tha Berisha.
* * * *
Me 71 vota pro, mazhoranca qeverisëse ka miratuar akt normativ Për heqjen e mjeteve motorike, të rimorkiove si dhe të pjesëve të tyre të këmbimit, të dala jashtë përdorimit që ndodhen pranë rrugëve kombëtare.
Ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi duke folur në Kuvend për Akti normativ i qeverisë për zhvendosjen e varrezave të makinave deklaroi se kjo gjë nuk do të ketë asnjë efekt. Olldashi tha se ato nuk janë të regjistruar si biznese dhe nuk kanë të punësuar.
Akti u jep kohë disponuesve të varrezave të makinave që të largojnë varrezat. Impakit është zero. Nuk janë biznese të regjistruara nuk kanë njerëz të punësuar. Ne nuk po i konfiskojmë thjeshtë po u themi zhvendosuni nëse nuk veprojnë ne do të ndërhyjmë, tha Olldashi.
Ish ministri i Financave Arben Malaj tha se ky vendim i qeverisë vjen pa një studim mbi impaktin që do të vijë nga kjo masë.
Zv.ministi i Mjedisit Taulant Bino duke argumentuar vendimin tha se varrezat e makinave buzë rrugës shihen si shkak për aksidente, krijojnë ndotje të mjedisit si edhe krijojnë një imazh të keq për turizmin. Ai tha se ka një ndotje
Ka një ndotje 20 vjeçare dhe ministria e mjedisit po kërkon të zgjidh problemin më emergjent më tej do të ketë masa të tjera, tha Bino.
Deputeti i PS-së Taulant Balla tha se po forcat e armatosura po përfshihen për zbatimin e kësaj mase në shkelje të ligjeve ndërkombëtar dhe angazhimeve si anëtare e NATO-s.
Po zhvendosja nuk zgjidh problemin e mjedisit. Se edhe malet dhe kodrat pjesë e Shqipërisë janë, tha Balla duke shtuar në dijeninë time NATO nuk e lejon ndërhyrjen e forcave ushtarake.
Akti mban datën 7 shtator 2011 dhe duhet që varrezat të zhvendosen brenda datës 7 tetor 2011, pasi në të kundërt ato do të konfiskohen.
