E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasjet në FrankfurtIshte kundër misionitnë Afganistan

PRISHTINE-Pistoleta e përdorur nga i dyshuari Arid Uka, nga Kosova, në vrasjen e dy ushtarëve amerikanë në aeroportin e Frankfurtit, ishte bllokuar gjatë sulmit, duke parandaluar humbjen e mëtejshme të jetëve, tha sot prokurori gjerman, Rainer Greisbaum.

I dyshuari Arid Uka, 21 vjeç, kishte refuzuar të fliste kur formalisht ishte akuzuar para gjyqtarit për vrasje dhe përpjekje për vrasje, por kishte bërë deklarata të gjata në polici, pak kohë pas sulmit të së mërkurës, ka theksuar zoti Griesbaum.

Më tutje, Griesbaum theksoi se Arid Uka, u kishte thënë autoriteteve se ai kishte shkuar në aeroport në mënyrë specifike për t’i vrarë amerikanët “si hakmarrje për misionin amerikan në Afganistan”.
Kur ai e ka parë autobusin me 15 persona të armatosur, të parkuar jashtë Terminalit 2, ai i është afruar një personi të armatosur dhe, nën pretekstin e kërkimit të një cigareje, ka pyetur nëse të armatosurit ishin në rrugën e tyre për në Afganistan.
“Kur ushtari tha po, ai e qëlloi atë nga prapa në kokë”, tha Griesbaum. Ushtari i vrarë ishte 25 vjeç.
Arid Uka pastaj depërtoi në autobus dhe duke brohoritur “Zoti është i Madh”, e vrau shoferin, tha prokurori Griesbaum.
Pastaj, ai e qëlloi një ushtar 25 vjeçar dhe një tjetër 21 vjeçar, duke i plagosur që të dy, tha Rainer Griesbaum.
“Pastaj, ai u përpoq ta qëlloj një 22 vjeçar”, tha Griesbaum dhe shtoi se “ai e mbështeti pistoletën në kokën e tij dhe e tërhoqi këmbëzen dy herë, por pistoleta u ndal dhe nuk pati të shtëna”.
Dyshohet se në pistoletë ishin edhe 6 plumba, bllokimi i saj i parandaloi të shtënat e tjera dhe Arid Uka iku nga autobusi.
Por, ushtari i fundit, ndaj të cilit Uka provoi të qëllonte, u dha në ndjekje ndaj Ukës në terminalin e aeropoertit, së bashku me dy policë federalë gjermanë dhe e kapën atë.
Arid Uka ishte i armatosur edhe me dy thika.

Agjencia AP raporton se autoritetet e Gjermanisë besojnë se Uka ishte radikalizuar aktualisht dhe kishte vepruar vetëm, por prokurori Griesbaum tha se incidenti tregon se ekziston rreziku serioz, edhe nëse ekstremistët nuk janë pjesë e rrjetit radikal.
“Kjo nënvizon rrezikun nga islamistët, që veprojnë vetëm”, tha Griesbaum.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Topi mesazh Obamës: Autorët të ndëshkohen

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›