E Shtunë, 31 Tetor 2026

DASH Maqedonia te zbatoje pikat e MO

Zyrtari i larte i Departamentit te Shtetit Tom Countryman i ka bere thirrje qeverise maqedonase qe te permiresoje marredheniet nderetnike dhe te aplikoje plotesisht Marreveshjen e Ohrit.

Duke raportuar ne seancen e Komitetit te Helsinkit ne Kongresin amerikan Countryman ka nenvizuar se SHBA do te vazhdojne te mbeshtesin integrimin e Maqedonise ne BE dhe NATO.

Ai eshte shprehur se Maqedonia i ka plotesuar pothuajse te gjitha standartet teknike te vendosura nga BE dhe se tashme KE ka rekomanduar hapjen e bisedimeve per anetaresim.

Dhe per te mbajtur kete impuls pozitiv ne inkurajojme Maqedonine qe te percaktoje si prioritet te saj permiresimin e marredhenieve nderetnike dhe zbatimin e dispozitave te MO ka theksuar Countryman.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›