AKR Rritje ekonomike dhe vende pune

Kryetari i AKR-se Behxhet Pacolli ka premtuar rritje ekonomike prej 8 nese partia e tij do te zgjidhet per te udhehequr qeverine e re te Kosoves.
Duke folur para qytetareve te Vitise Pacolli ka premtuar edhe hapjen e vendeve te reja te punes qe sipas tij do te jene 30 mije deri ne vitin 2011.
Kreu i AKR-se ka kritikuar qeverine Thaci per vendimin e saj per te mos lejuar femrat myslimane te mbajne shami ne shkolla.
Ai ka theksuar se mbajtja e shamise eshte nje e drejte e cdo individi dhe se koalicioni i tij do te beje gjithcka per garantimin e saj.
Ne te njejtin miting aspirantja e AKR-se per kryeministre Mimoza Kusari Lila ka kritikuar gjithashtu qeverine aktuale se ka deshtuar ne luften kunder korrupsionit.
Qeveria e Kosoves jo vetem qe nuk e ka luftuar korrupsionin por e ka instaluar kete dukuri negative ne shoqerine kosovare ka deklaruar Lila.