Sekretaren e Nora Malajt e vjedhin brenda në zyrën e saj në Ministrinë e Arsimit
Ka shumë fëmijë në rrugë që janë kthyer në profesionistë të vjedhjeve, por këtë herë kanë tentuar të vjedhin në Ministrinë e Arsimit, e cila merret me edukimin e tyre.
Ngjarja ka ndodhur afër zyrës së zv/ministres së Arsimit, Nora Malaj. Sekretares së saj i kishin vjedhur portofolin dhe celularin brenda në zyrë. Dyshimet e para janë hedhur tek punonjësit e tjerë të Ministrisë.
Kështu që është mbyllur dera kryesore e dikasterit të Arsimit, për të mos lejuar hyrje daljet që tju bëhej kontroll fizik të gjithë punonjësve.
Por, autor i vjedhjes ka rezultuar të jetë një djalë i shtëpisë së fëmijës me emrin Roland. Ai ishte futur ne godinën e ministrisë me dokumente në dorë pak minuta para se institucioni të alarmohej mbi ngjarjen.
Pasi i janë rikthyer sendet e vjedhura, sekretarja nuk ka preferuar ta ndjekë në rrugë ligjore ngjarjen duke iu kërkuar policëve të komisariatit nr.3, ku ishte bërë denoncimi, të ktheheshin mbrapsht.