E Shtunë, 31 Tetor 2026

INTERVISTA/ Bugajski: Berisha e Rama e kanë gabim

Analisti i njohur amerikan Janusz Bugajski thotë për “JAVA” se vendi ynë nuk është ende plotësisht i gatshëm për në BE. Ai shprehet se duhet bërë kujdes nga rrjeta ruse e energjisë në Ballkan e cila do të kufizonte pavarësinë e Shqipërisë dhe do të minonte influencën amerikane. “Politika europiane për Ballkanin ka mungesë vizioni dhe lidershipi”, shprehet ai

 

Nga Skender Minxhozi

JAVA

 

Zoti Bugajski, ju keni nisur një bashkëpunim të ngushtë me median shqiptare, përmes shout të quajtur Bugajski Hour në Albanian Screen. Si ju erdhi kjo ide? Sa i kënaqur jeni tani, pas rreth gjashtë muajsh nga fillimi i këtij spektakli?

Ideja fillestare per “Bugajski Hour” nuk ishte e imja, por e pronarit dhe drejtuesve të Albanian Screen. Ata donin të injektonin një pikëpamje të pavarur dhe jo-partizane nga Amerika në politikën shqiptare dhe politikën e jashtme shqiptare. Jam shumë i lumtur me zhvillimin e programit dhe lirinë editoriale që kam. Jam gjithashtu i kënaqur që kam kaq shumë të rinj në audiencë, që dëgjoj opinionet dhe pyetjet e tyre. Dhe më e rëndësishmja nga të gjitha, ka një ambient pune të mrekullueshëm në Albanian Screen, duke qenë se të gjithë kolegët e mi janë profesionistë të vërtetë.

Ju keni intervistuar të gjithë politikanët kryesorë të vendit, përfshirë edhe zyrtarë të lartë e diplomatë të huaj. Cili është opinioni juaj për politikanët shqiptarë, ashtu siç i keni njohur përmes intervistave tuaja?

Klasa politike e Shqipërisë doli gjatë kolapsit të komunizmit dhe ka shfaqur tashmë si forcën, ashtu dhe dobësitë e saj. Tek forca e saj do përfshija politikat që siguruan anëtarësinë e Shqipërisë në NATO, marrëdhëniet e ngushta me Shtetet e Bashkuara, dhe rolin konstruktiv jo-konfliktual në rajon.

Sidoqoftë, dobësitë e elitës kanë qenë evidente në politikat e brendshme dhe ritmin e ngadaltë të kualifikimit për statusin e vendit kandidat për BE. Pres të shoh daljen e një klase të re politike tek gjenerata e re që është e paduruar me status-quo-në e tanishme.

Në një artikull të fundit që është botuar në gazetën Mapo, ju jeni treguar skeptik rreth një shitjeje eventuale të Albpetrolit, për llogari të kompanive ruse të naftës. A mund ta zhvilloni më tej këtë tezë rreth këtij procesi? Si do të pritej në Uashington një vendim i tillë nga ana e shtetit shqiptar?

Privatizimi i Albpetrolit është një mundësi unike për qeverinë shqiptare, për të rritur zhvillimin ekonomik të vendit, për të forcuar pozicionin strategjik dhe për të thelluar marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara.

Alternativa tjetër është ngatërrimi në rrjetën ruse të energjisë, duke ja shitur Albpetrolin njërës prej dy kompanive të shtetit Rus, Gazprom dhe Rosneft. Kjo lloj ujdie do fuqizonte strategjinë e Moskës, për të krijuar monopole rajonale të energjisë, duke krijuar dominancë politike në Ballkan, duke kufizuar pavarësinë e shteteve si Shqipëria dhe duke minuar influencën amerikane.

Nëse Tirana do t’ja mundësonte blerjen e Albpetrolit një kompanie amerikane me kredibilitet, do ta rriste ndjeshëm staturën e vendit në Uashington, si një partner strategjik i SHBA-ve.

Shqipëria do të mbajë zgjedhje vitin e ardhshëm. Duke e njohur mirë historinë tonë politike të dy dekadave të fundit, si shpjegohet, sipas jush, që zgjedhjet ende mbeten një sfidë e vështirë për demokracinë shqiptare?

Shqipëria s’ka pasur gjer më sot zgjedhje tërësisht të lira e të ndershme, rezultatet e të cilave të jenë të pranueshme nga të gjitha palët, ndonëse progres është shënuar ndër cikle elektorale. Sidoqoftë përpara se vendi të kualifikohet për hyrje në BE, të dyja zgjedhjet kombëtare dhe lokale, duhet të kenë një vulë të plotë aprovimi ndërkombëtar dhe çdo problem që lidhet me listat e votuesve, procedurat e numërimit, apo anomali të tjera, duhen zgjedhur plotësisht.

Si e shihni situatën politike dhe ekonomike në vendin tonë? Ka dy rrugë kryesore, sesi ajo perceptohet sot. Njëra, ajo e qeverisë, e cila thotë se Shqipëria duhet marrë shembull nga shumë vende europiane dhe tjetra, ajo e opozitës, e cila mendon se ne po përballemi me një krizë të thellë. Cili ka të drejtë në këtë rast?

Asnjë nga pozicionet nuk është i saktë. Përpara se Shqipëria të bëhet një model demokratik për vende të tjera, duhet së pari të plotësojë të 12 rekomandimet dhe parimet e parashtruara nga Komisioni Europian. Nga ana tjetër Shqipëria nuk është në një krizë të thellë, sidomos kur e krahason me fqinjët, si Greqia apo Maqedonia. Ajo po përjeton vonesa në reforma jetike që bllokojnë konsolidimin demokratik dhe integrimin në BE. Është e ngërthyer nga korrupsioni, klientelizmi,dhe polarizimi politik; ka nevojë të kontrollojë buxhetin e saj dhe të stimulojë zhvillimin ekonomik. Por nuk përballet me një kolaps total ekonomik, rrënim administrativ apo trazira sociale.

Një proces i vështirë integrimi europian po zhvillohet prej shumë vitesh në Shqipëri. A mendoni se vendi ynë është i gatshëm ti bashkohet Europës? Si e komentoni mënyrën sesi vetë procesi po menaxhohet nga faktorët politikë shqiptarë?

Shqipëria nuk është momentalisht plotësisht e gatshme për anëtarësi në BE dhe nuk mund të jemi të sigurt se BE është momentalisht e përgatitur për hyrjen e Shqipërisë. Viti që vjen do jetë kritik që vendi të plotësojë kushtet që do e kualifikonin për status kandidati dhe të niste procesin e negociatave për anëtarësinë në BE. Zhvillimi dhe rezultatet e zgjedhjeve të 2013-ës, do jetë një provë vendimtare për Shqipërinë dhe liderët politikë të dy partive të mëdha.

Në zgjedhjet e vitit të ardhshëm zoti Berisha do të kërkojë një mandat të tretë qeverisës, kurse zoti Rama do të synojë fitoren e parë të madhe politike në karrierën e tij. Cila është konsiderata juaj për performancën e Berishës në shtatë vjet drejtimi të qeverisë? Po për zotin Rama çfarë mendoni, si kryetar i opozitës prej vitit 2005?

Kryeministri Berisha ka qenë një figurë e rëndësishme e politikës shqiptare për mbi 20 vjet dhe ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në transformimin e Shqipërisë nga një diktaturë komuniste, në një demokraci parlamentare. Sidoqoftë, ai është nën kritika rreth faktorëve që Komisioni Europian i ka specifikuar si pengesë, që po e mbajnë Shqipërinë pas, nga marrja e statusit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›