E Diel, 1 Nëntor 2026

DASH: Qeveria nuk dënoi zyrtarët e korruptuar, u dha poste më të mira

deprtamentiSHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar sot një raport mbi të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe theksi vihet tek korrupsioni. Në raport thyhet se shteti dështoi me luftën kundër korrupsionit, pasi sipas tij e gjithë vëmendja e partive është përqëndruar tek zgjedhjet e 23 qershorit.

Korrupsioni i kudogjendur në të gjitha degët e qeverisjes, e sidomos në sistemin e drejtësisë, mbeti një problem serioz. Axhenda e reformave, në veçanti lufta kundër korrupsionit, faktikisht ngeci teksa partitë politike e zhvendosën vëmendjen e tyre tek zgjedhjet kombëtare të vitit 2013. Institucione shtetërore thellësisht partiake, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, minuan të drejtat e qytetarëve për të sfiduar drejtpërdrejt ligjet dhe për të marrë pjesë plotësisht në qeverisjen e tyre,- thuhet në raport.

Më tej citohet se drejtësia mbi zyrtarët dështoi, pasi sipas raportit ata në vend që të ndëshkoheshin morën poste akoma më të mira se ato që mbanin.

Përpjekjet e qeverisë për të ndjekur penalisht zyrtarët që kryenin abuzime ishin sporadike dhe jokonseguente. Shumë zyrtarë të qeverisë dhe politikanë në përgjithësi, ashtu si dhe gjykatës, gëzonin imunitet nga ndjekja penale, dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ia dilnin të shmangnin ndjekjen penale. Disa zyrtarë të niveleve më të ulëta u ndëshkuan për abuzime. Disa zyrtarë të qeverisë që ishin të implikuar qartësisht në raste abuzimesh u lëvizën dhe iu dhanë poste të tjera në qeverisje pa ndonjë ndëshkim,- vijon raporti.

DASH-i ka folur edhe mbi situatën parazgjedhore në vend, duke theksuar se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është i politizuar. Gjithashtu sipas tij në Shqipëri shkelen të drejtat e qytetarit, sidomos të komunitetit rom, shumë prej të cilëve janë dhunura nga policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›