Xhamia e re e Tiranës, nesër nisin punimet
E shtuna për myslimanët e Shqipërisë do të jetë një nga ditët më festive të këtyre 20 viteve të fundit.
Ata do të vendosin ne sheshin e Namazgjasë, gurin e parë për ndërtimin e Xhamisë së Madhe. Kryetari i Komunitetit Myslyman Selim Muça doli vete per te ftuar jo vetem besimtaret myslimane, t’i bashkohen kësaj ceremonie festive.
“Komuniteti Mysliman njofton mbarë besimtarët dhe qytetarët e tjerë që të marrin pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve të Xhamisë së Madhe të Tiranës. Kjo ceremoni do të zhvillohet të shtunën në orën 10.00, në vendin e quajtur Namazgja, ku dhe do të ndërtohet xhamia e shumëpritur nga të gjithë”, tha Selim Muça.
Kryetari i Komunitetit Mysliman, e cilësoi si historike ditën e nisjes së ndërtimit të Xhamisë së Madhe.