E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, dështon edhe votimi i tretë në parlament për zgjedhjen e presidentit

19-04-2013 / Gazeta 55

Në raundin e katërt mjaftojnë 504 vota

Parlamenti italian as në votimin e tretë nuk ka arritur të zgjedhë presidentin e ri të republikës. Edhe pse ka marrë numrin më të madh të votave kandidati i Lëvizjes me pesë yje Stefano Rodota nuk ka arritur të marrë numrin e mjaftueshëm. Ndërkohë që kjo lëvizje kishte bërë të qartë që në fillim se nuk do të votonte kandidaturëne Romano Prodit të prezantuar nga partia demokratike. Marini që ishte kandidati i vetëm konsensual i partisë demokratike dhe asaj të Popullit të Lirisë së Berluskonit, doli jashtë garës që në dy votimet e para. Numri i madh i mbështetësve të kandidaturës së Rodotas shpjegohet dhe nga apeli i Grilos që i kërkoi Partisë demokratike që ta votonte duke bërë më të thjeshtë kështu një koalicion të mundshëm qeverisës. Por skedat e bardha kanë qenë më të shumta në numër. Votimi i katërt do të bëhet pasditen e sotme ku do të mjaftojnë vetëm 504 vota për të zgjedhur atë që do të jetë pasardhësi i Napolitanos. Lideri i lëvizjes me pesë yje Bepe Grilo ka bërë të qartë se nuk do të heqë dorë nga kandidatura e Rodotas edhe nëse dështon raundi i katërt i votimit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›