E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, një zarf i dyshimtë zbulohet në presidencë

BERLIN- Një zarf tepër i dyshimtë u zbulua sot në zyrat e presidencës federale gjermane, në Pallatin Bellevue, njoftuan burime të sigurisë.

''Një zarf që dyshohej se përmbante lëndë eksplozive u zbulua sot në zyrat e presidencës federale të Republikës, në Bellevue'', thuhej në një deklaratë të vetë presidencës.

Ndërkohë burimet e sigurisë theksuan se zarfi u shpërthye nga ekipe të posaçme në kopshtin e pjesës së pasme të ndërtesës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›