E Diel, 1 Nëntor 2026

DASH Serbia te arrestoje vrasesit e vellezerve Bytyqi

Shtetet e Bashkuara i bene thirrje Serbise te arrestoje vrasesit e e tre shtetasve amerikane Agron Ylli dhe Mehmet Bytyqi te cilet u arrestuan arbitrarisht nga autoritetet serbe dhe u ekzekutuan ne vitin 1999.

Te merkuren Gjykata e Larte e Beogradit liroi nga akuzat dy persona qe akuzoheshin se kishin ndihmuar ne vrasjen e shtetasve amerikane. Departamenti amerikan i Shtetit thote se vazhdon te jete i shqetesuar per faktin se deri me sot askush nuk eshte shpallur fajtor per vrasjet.

Departamenti i Shtetit thote ne nje deklarate se pret qe autoritetet serbe te nxjerrin pa vonese perpara drejtesise te gjithe personat ne te gjitha nivelet qe jane pergjegjes per vrasjen e vellezerve Bytyqi dhe se kjo mbetet nje perparesi e larte ne marredheniet dypaleshe me Serbine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›