E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje serb i Kosoves denohet per krime lufte

Ne Prishtine nje trup gjykues i drejtuar nga Misioni i Bashkimit Evropian per sundimin e ligjit e shpalli fajtor per krim lufte nje pjesetare te komunitetit serb.

Ne nje njoftim te EULEX-it thuhet se Zoran Kolic u shpall fajtor per kryerjen e krimeve te luftes kunder te burgosurve ne burgun e Lipjanit ne maj te vitit 1999 dhe u denua me 14 vjet heqje lirie. Trupi gjykues e shpalli Kolicin fajtor ne dy akuza per krime te luftes kunder popullates civile dhe nje akuze per posedim te paligjshem te armeve.

Ai ishte arrestuar ne prill te vitit 2011 ne fshatin Dobratin te komunes se Lipjanit rreth 20 kilometra ne jug te Prishtines nen akuzat per vrasje dhe trajtim cnjerezor te civileve ne Kosove ne maj te vitit 1999.

I denuari eshte anetar i Partise se Pavarur Liberale serbe e cila eshte pjese e koalicionit qeverises ne Kosove.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›