OBSH Shqiperia ti informoje qytetaret per parandalimin e semundjeve
Organizata Boterore e Shendetesise i kerkoi Shqiperise qe te forcoje punen per parandalimin e semundjeve krahas perpjekjeve per te reformuar sistemin shendetesor.
Drejtoresha rajonale per Europen e OBSH Suzana Jakab deklaroi ne Tirane se Europa ka mbi 10 vjet qe ka lene pas dore parandalimin i cili eshte ne fakt qellim kryesor. Si rezultat i ketij nenvleresimi Europa po perballet me nje peshe te madhe te semundjeve kronike dhe jo te transmetueshme - keto shkaktojne 77 per qind te vdekjeve ne Europe dhe 86 per qind te barres se semundjeve.
Per te ulur kete barre semundjesh dhe kete numer te larte vdekjesh - tha ajo - OBSH po punon shume qe te nxite parandalimin e tyre dhe permiresimin e sherbimit shendetesor. Zonja Jakab tha se menyra me e mire qe Shqiperia dhe Europa te shmangin semundjet dhe vdekjet eshte qe ti parandalojne ato. Sipas saj nga semundjet e transmetueshme numri i te prekurve me HIV AIDS eshte duke u rritur ne Europe tuberkulozi po behet rezistent ndaj barnave kercenim eshte per te gjithe rritja e rezistences se baktereve ndaj antibiotikeve.
Ndermjet shume ceshtjeve te tjera - tha zonja Jakab - eshte edhe eleminimi i fruthit dhe rubeoles. Gjithe vendet e Europes duhet te bejne programin e imunizimit nga keto semundje po aq mire sa edhe Shqiperia. Per fat te keq ne shume shtete europiane po shtohen levizjet kunder vaksinimit ndaj OBSH po e perdor vaksinimet e rregullta te Shqiperise si nje model per ato vende qe kane mbetur prapa qe e nenvleresojne ose qe kane dyshime.
OBSH ka hartuar strategjine e re te Europes Shendeti 2020 e cila kerkon qe 1 te permiresohet gjendja shendetesore e popullates 2 te ulet pabarazia e qytetareve ne marrjen e sherbimeve shendetesore dhe 3 te permiresohet sherbimi paresor publik. OBSH do ta financoje Shqiperine ne trajtimin e aksidenteve rrugore ku shifrat jane shume te larta si edhe ne fusha te tjera qe permiresojne sherbimin paresor dhe barazine ne mjekime beri te ditur perfaqesuesja e saj per Europen. Sipas saj Shqiperia duhet te punoje fuqishem ne parandalimin e semundjeve dhe informimin e qytetareve per semundjet. Mjekimi i tyre me pas eshte vetem riparimi i demeve qe eshte shume i kushtueshem.
Organizata te tjera pohojne se pervec reformimit sfida e vertete e sistemit shendetesor shqiptar eshte korrupsioni. Sipas organizates Transparency International qytetaret deklarojne nje perceptim te larte te korrupsionit ne spitale ndersa doktoret i renditin te paret ne listen e me shume te korruptuarve krahas doganierveve gjyqtareve dhe taksambledhesve.