E Shtunë, 31 Tetor 2026

DASH: Shqiperia nxitoi me ligjin per dosjet

Departamenti amerikan i Shtetit ka reaguar sot lidhur me miratimin e ligjit per pastertine e figures nga mazhoranca qeverisese ne Shqiperi.

Ne nje deklarate per shtyp, zedhenesi i DASH, Sean McCormack ka deklaruar se SHBA jane shume te shqetesuara per miratimin e ketij ligji.

“SHBA jane te shqetesuara per ligjin e dosjeve te miratuar dje nga mazhoranca. Shqiperia eshte duke u ballafaquar me historine e saj”, ka pohuar McCormack.

Zedhenesi ka konfirmuar edhe biseden e zhvilluar mes ndihmessekretarit Daniel Fried me kryeministrin Berisha lidhur me kete ceshtje.

“Daniel Fried ka kontaktuar me kryeministrin Berisha per ligjin e dosjeve. Fried kerkoi te mos kishte nxitim per hapjen e dosjeve”, ka shtuar McCormack.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›