Spitalet, ISSH: Tu jepet autonomi per tenderat

Drejtoresha e Inistitutit te Sigurimeve Shendetesore, Elvana Hana propozon qe Keshilli i Ministrave te miratoje nje vendim ku spitaleve t’u jepet autonomi per blerjen e medikamenteve dhe sherbimet minimale ndaj pacienteve.
“Spitalet duhet te jene autonome per te vendosur vete cfare iu duhet te perdorin per pacientin. Duhet te kemi te drejten per te vendosur ne tendera, ne menyre qe te mos gjehen shkaqe per te fajesuar spitalet”, deklaron Hana.
Deri ne fund te vitit 2009, cdo spital duhet te nxjerre koston qe ka nje sherbim, ne menyre qe te dihet jo vetem fatura financiare, por te shkohet edhe drejt standartizimit te sherbimeve. Ne spitale mungojne barnat, aparaturat dhe shpesh pacientet detyrohen te paguajne nen dore.
Kjo gjendje, qe gjate muajve te fundit ka kaluar caqet e normalitetit duke cuar ne goditjen me thike te tre mjekeve, mund te permiresohet vetem duke marre hapa konkrete ne shendetesi nga Ministria e Shendetesise, ISKSH, por edhe nga Ministria e Financave.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code