E Shtunë, 31 Tetor 2026

DASH: Shqipëria te plotësojë kuadrin ligjor kundër terrorizmit

Ne kapitullin për Shqipërinë, vërehet se ka një përmirësim te ndjeshëm te legjislacionit, duke bere ndryshimet përkatëse. Por nga ana tjetër, theksohet se ne parlament ka mbetur ende pa u miratuar drafti qe do te përmirësoje luftën kundër terrorizmit, financimeve te dyshimta si dhe pastrimit te parave. Raporti vëren gjithashtu se Shqipëria ka arritur te përmirësoje vazhdimisht sigurinë ne pikat e kalimeve kufitare. Gjate 2010, Shqipëria ka bashkëpunuar edhe me organizatat rajonale për te luftuar terrorizmin. DASH ka vlerësuar punën e Task Forcës se ngritur për këtë qellim si dhe aplikimin e disa pikave, te rekomanduara nga konventa e OKB. Raporti i Departamentit Amerikan ka vlerësuar progresin e bere nga qeveria shqiptare qe prej vitit 2006, ndonëse jo ne standardet e plota te përcaktuara nga ndërkombëtaret. Raportit i është bashkangjitur edhe një dokument statistikor i përpiluar nga Qendra Kombëtare kundër terrorizmit. Sipas tij, vetëm ne vitin 2010 janë kryer mbi 11500 sulme terroriste ne 72 vende te ndryshme te botes, te cilat kane rezultuar me 13200 viktima. Numri i sulmeve vitin e kaluar është rritur me 5% dhe përkundër kësaj, numri i viktimave ka rene me 12%. Sipas raportit te DASH, numri me i larte i akteve terroriste është regjistruar ne vendet e Azisë Jugore dhe ne Lindjen e Afërt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›