E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët: Greva do te vazhdoje

Edhe pas publikimit te një memorandumi mirëkuptimi nga firma “ACR”, komisioni i grevës ka vendosur vazhdimin e saj, deri ne firmosjen e një marrëveshjeje dypalëshe. Ne mbështetje te minatorëve te Bulqizës veç kolegeve te tyre nga Puka e Mirdita kane dale edhe përfaqësues te shoqërisë e civile si dhe lëvizja “Mjaft!”. Te enjten Ministria e Ekonomisë i beri thirrje autoriteteve te ndërhyjnë për te ndërprerë grevën e minatorëve. Disa ore me vone drejt Peshkopisë mësohet se kane udhëtuar edhe forcat Renea, por këto te fundit nuk janë pare ende pranë minierës se Bulqizës. Minatorët theksojnë se disa prej kërkesave te tyre si rritje page ne masën 20%, largim i administratorit te minierës Medat Zogu, si dhe thellimi i puseve janë te panegociueshme, por duhen plotësuar si te tilla. Ndërkohë ne memorandum kompania ACR shprehej e gatshme për te përmbushur kërkesën për rritjen e pagës ne masën 20%, përmirësim te kushteve te punës dhe transparence te investimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›