E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi shuan ëndrrën e Realit

Ndeshja e pare ishte mbyllur ne barazim 2-2. Ne minutën e 14-të, Lionel Messi mori topin në mesfushë dhe pasi kaloi dy lojtarë të Realit, dhuroi një asist të mrekullueshëm për Andres Iniesta, i cili i vetëm përballë Kasijas nuk e kishte te vështirë te kalonte skuadrën e tij ne avantazh. Por kjo epërsi nuk zgjati më shumë se 5 minuta. Pas një goditje në drejtim të portës nga Karim Benzema, topi u devijua nga Cristiano Ronaldo. Duke përfunduar ne rrjetën e Valdes. Atehere kur mendohej se pjesa e pare do te mbyllej ne barazim ne skene doli përsëri Messi i cili kaloi përsëri ekipin e tij ne një aksion individual. Ne pjesën e dyte te dy skuadrat dhuruan emocione gola dhe tension ne fushe. Reali u rikthye ne loje 8 minuta nga përfundimi, kur Karim Benzema barazoi përsëri shifrat. Por futbollisti me i mire ne bote Lionel Messi shkatërroi përsëri ëndrrat e ekipit te Murinjos për hakmarrje ndaj rivalit te tyre kryesor, kur ne minutën e 88 tundi rrjetën kundërshtare me një supergjuajtje, duke mbyllur duelin klasik ne favor te tyre. Në fund të ndeshjes lojtaret e 2 ekipeve u përfshinë ne një përplasje fizike pas ndërhyrjes së ashpër të Marselos ndaj Fabregasit i cili debutoi në fanellën e Barcelonës. Krahas brazilianit me karton të kuq u ndëshkuan edhe Vija e Ozil.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›