Mbërrin grupi i 3-të i muxhahedinëve prej 16 personash
TIRANË - Rreth orës 23:30 minuta të ditës së mërkurë në aeroportin e Rinasit mbërriti edhe grupi i tretë i muxhahedinëve, duke çuar në 60 numrin e tyre në Shqipëri.
Muxhahedinët mbërritën nga kampi Ashraf i Irakut dhe do të akomodohen në Qendrën e Pritjes së Azilkërkuesve në Shqipëri.
Muxhahedinët vijnë në Shqipëri në përgjigje të kërkesës së Qeverisë së SHBA, e cila ka në mbikëqyrje kampin Ashraf në Irak.
Në ditët e ardhshme do të mbërrijnë në vendin tonë refugjatë të tjerë, pjesë e grupit prej 210 personave, ku Qeveria Shqiptare ka vendosur t'i pranojë në territorin e saj.
(a.k/BalkanWeb)