E Diel, 1 Nëntor 2026

DASH: Shqipëria, vendburim i trafikut njerëzor. Qeveria nuk e eleminoi

TRAFIKIMIElbasan- Raporti vjetor i Departamentit të Shtetit thotë se Shqipëria është vend burim për burra, gra, të cilët i nënshtrohen trafikimit për shfrytëzim seksual dhe të punës së detyruar.

Sipas raportit viktimat i nënshtrohen shfrytëzimit seksual brenda dhe jashtë vendit. Fëmijët lypin të detyruar si dhe forma të tjera si këto,-thotë raporti.

Sipas tij qeveria shqiptare nuk i përmbush kushtet minimale për eleminimin e trafikimit, megjithëse ka marrë masa për këtë.

Qeveria nuk arriti të provojë shtimin e përpjekjeve për eleminimin e trafikimit. Për këtë arsye Shqipëria vendoset në listën e vëzhgimit ”Grupi 2”,-tha DASH-i.

Ndërkohë ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu pati një takim me OJF-të në Bashkinë e Elbasanit.

Julian Hoxhaj/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›