E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takim me Blair, kryesocialisti në Londër pritet nga ish-kryeministri

bler-ramaLondër- Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, në Londër në kuadër të këshillave që do të marrë për drejtimin e qeverisë së socialiste.

Vetë kryesocialisti Rama e ka bërë të ditur lajmin përmes faqes së tij në rrjetin social Twitter. Rama zhvilloi një një takim me Blair para zgjedhjeve të 23 qershorit.

‘Një takim i shkëlqyer me Tony Blair, njeriun që transformoi përgjithnjë të majtën europiane, njeriun që mbetet sot e gjithë ditën një pikë referimi për të gjithë ne dhe njeriun me të cilin ramë dakord që të punojmë nga afër pas 23 qershorit, për të ndërtuar qeverisjen dhe për të realizuar programin tonë për një Rilindje Shqiptare. Me Tony Blair dhe me skuadrën e tij ne do të kemi në krah një partner jashtëzakonisht të rëndësishëm me një eksperiencë unike dhe me të gjitha këshillat e duhura për të ndërtuar një proces qeverisës të suksesshëm dhe për të bërë realitet programin tonë të Rilindjes Shqiptare”,-tha Rama pas takimit.

“Do të jem shumë i lumtur tju ndihmoj ju. Vendi juaj është një vend për të cilin kam shumë interes”,-tha Blair.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›