DASH: Shqipëria vendburimipër trafikimin e grave e fëmijëve
TIRANE- “Shqipëria mbetet një vend burimi ku burra, gra dhe fëmijë I nënshtrohen trafikimit për seks dhe punë të detyruar, dyke përfshirë dhe detyrimin e fëmijëve për të lypur. Gratë dhe fëmijët shqiptarë vazhdojnë të jenë objekt I trafikut të seksit brenda shtetit. Si dhe janë viktima të kushteve të punës së detyruar dhe trafikut të seksit në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë, Serbi dhe kudo në Evropën Perëndimore.”- Janë vlerësimet e Departamentit Amerikan të Shtetit në raportin mbi Trafikimin e Qënieve njerëzore për vitin 2012 që u publikua mbrëmë në një ceremoni në Departamentin e Shteti. Vetë Sekretarja Hilari Clinton paraqiti raportin i cili bën vlerësimin e përpjekjeve të qeverive kudo në botë për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore.
Në pjesën për Shqipërinë, raporti thotë se ajo është kryesisht një vend burimi ku burra, gra dhe fëmijë i nënshtrohen trafikimit për seks dhe punë të detyruar, duke përfshirë detyrimin e fëmijëve për të lypur. Në pjesën kushtuar Kosovës, raporti shprehet se vendi është burim, destinacion, dhe ndoshta vend tranzit për gratë dhe fëmijët që janë viktima të trafikimit për seks, dhe për fëmijët që i nënshtrohen lypjes së detyruar. Raporti thotë se qeveria e Kosovës po bën përpjekje domethënëse për të përmbushur plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por në të veçohet gjithashtu fakti se pavarësisht njoftimeve mbi raste bashkëpunimi në trafikim nga ana e punonjësve qeveritarë, asnjë zyrtar nuk është dënuar për këtë vepër penale.
(sg/shqiptarja.com)