E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna e policisë, dëshmia:5 efektivë na rrahën në lokal

TIRANE- Prokuroria e Tiranës dorëzoi dje në gjykatë materialet hetimore për pesë policë të komisariatit nr.2 në kryeqytet dhe kërkon pezullimin e menjëhershëm të tyre nga detyra. Hetimet e prokurorisë nisën pas denoncimit të Avokatit të Popullit. Historia zë fill më datën 18 shkurt kur katër persona u dërguan me plagë të rënda në mjediset e komisariatit nr. 2 të policisë.

Gazeta Shqiptarja.com zbardh sot fotot ekskluzive të dosjes hetimore të prokurorisë, ku duken qartë shenjat e dhunës mbi dy prej ankuesve, Mark Frroku 39 vjeç dhe Grand Frroku 20 vjeç. Viktimat e dhunës përfunduan në spital, njëri në gjendje të rëndë rëndë.

Në numrin e sotëm keni të publikuar fotot ekskluzive ku duken qartë shenjat e dhunës, si dhe dëshminë e operatores së policisë e cila hodhi poshtë alibinë e policisë.
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›