E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Një fazë e re për marrëdhëniet Shqipëri-BE

Miratimi i shqyrtimit të kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, nga Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian hap një fazë të re në marrëdhëniet mes bllokut dhe vendit tonë. Kështu u shpreh për mediat zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, duke thënë se vendimi i kryediplomatëve europiane është gjithashtu inkurajim konkret për reformat e ndërmara nga qeveria.
Meta “Vlerësimi i djeshëm është i rëndësishëm dhe historik, hapja e rrugës për aplikimin e Shqipërisë shënon një fazë të re për anëtarësimin e vendit dhe është një inkurajim konkret për reformat e ndërmarra. Është një moment ku i bëhet ftesë për gjithëpërfshirje të gjithë aktorëve politikë, ku parlamenti dhe opozita ashtu si shoqëria civile kanë një rol të padiskutueshëm për të ushtruar kapacitetet e tyre në përshpejtimin e këtij procesi”
Ndërsa theksoi rëndësinë e veçantë që do të ketë lufta me zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar në përmbushjen e atyre që faktori ndërkombëtar i cilëson si reforma tepër të rëndësishme për integrimin e vendit, Meta i kërkoi opozitës që si aktore e rëndësishme në këtë proces që të japë kontributin e saj përmes dialogut politik dhe jo bojkotit.
Meta “Në një moment të tillë historitk duhet të ketë kontributin për procesin e integrimit në BE. Është një proces që do të vazhdojë dhe që i fton të gjithë të bëhen më të përgjegjshëm, më europianë. Por thirrjeve të ndërkombëtarëve për dialog, s’mund t’i përgjigjemi me revansh, kjo nuk është kulturë demokratike. Çështja e zgjedhjeve është një kapitull i mbyllur, ajo për përmirësimin e standarteve është e hapur dhe eja ta zgjidhim….”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›