DASH e quan masakër dhunën në Siri
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner, e ka quajtur masakër dhunën e ushtruar nga forcat e regjimit të presidentit Bashar al-Asad kundër civilëve në Siri.
“Përpjekjet e regjimit të Sirisë për të qëlluar civilët në muajin e Ramazanit janë të neveritshme”, tha Toner.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se presidenti Bashar al-Asad e ka humbur legjitimitetin. Ajo shprehu bindjen se Siria do të jetë një vend më i mirë pas tranzicionit demokratik.
Ndërkohë Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka zhvilluar dje një takim me dyer të mbyllura për të diskutuar zhvillimet e fundit në Siri, diskutime këto që do të vazhdojnë edhe sot.