E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panama, konfiskohet gjysmë ton heroinë

Policia në Panama ka sekuestruar mbi gjysmë ton drogë të llojit heroinë, duke realizuar një ndër konfiskimet më të mëdha të narkotikëve në historinë e vendit.

Oficerët e policisë gjetën qindra qese plastike të mbushura me drogë, në një makinë në qytetin e largët bregdetar të Hobeas.

Pakot ishin gati për t’u ngarkuar në anije dhe për t’u dërguar në vende të tjera, kanë deklaruar autoritetet lokale të anti-drogës.

Kartelet e drogës po rrisin përdorimin e Amerikës Qendrore për trafikimin e narkotikëve nga Amerika e Jugut për në SHBA dhe Evropë.

Duke njoftuar sekuestrimin e drogës, prokurori panamez Javier Caraballo ka saktësuar se sasia ishte 639 kilogramë, si dhe ka njoftuar arrestimin e 3 personave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›