E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB u kërkon kompanive ajrore të ndihmojnë Afrikën

Organizata e Kombeve të Bashkuara u ka bërë thirrje kompanive ajrore të ndihmojnë në transportimin e ushqimeve në Horn të Afrikës, ku miliona njerëz po vuajnë nga uria.

Disa nga kompanitë ajrore kanë ofruar transportimin e 15 deri në 50 tomelatave në javë, por UNICEF bën thirrje për më shumë hapa në këtë drejtim.

"Më shumë se gjysmë milioni fëmijë do të vdesin nëse ata nuk marrin ndihma brenda disa javësh", thuhet në deklaratën e UNICEF-it.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›