Dëmtohet objekti i ri shkollorë ende pa hyrë në të

Nuk ka shkelur as një këmbë nxënësi në të, por dëmtimet janë shfaqur menjëherë pas ndërtimit të sajë. Objektit të ri të shkolis fillore, dhe të mesme të ulët, ndërtuar nga Ministria e Arsimit ndërtuar në hapësirën e ish-ekonomisë pyjorë në Podujevë, i ka renë fasadimi nga tavani në një klasë. Në disa hapësira tjera ka rrjedhje të ujit, shkruan Koha ditore.
Zyrtarët e MASHT-it nuk kanë dhenë as një përgjigje rreth dëmtimeve të objektit.
Ndërkohë, drejtori i Arsimit në Podujevë, Nexhmi Rudari ka thënë se drejtoria e arsimit e Podujevës është në dijeni për dëmtimin e shkollës.
“Më kanë njoftuar, por ende nuk i kam para dëmtimet vetë. Punët kanë një garanci një ose dy vjet, dhe më këtë punë kryesi obligohet që të riparojë dëmet pa pasur nevojë të paguhet më. Ato mund të quhen lëshime të vogla:, ka thënë Nexhmi Rudari. /Indeksonline/