E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil/ Përleshje mes bandave të drogës, viktima

Autoritetet braziliane kanë raprotuar se kanë dislokuar mijëra trupa ushtarake nëpër rruget e Rio de Janeiros një ditë pas skenave te dhunshme që përfshinë vendin, ndërmjet bandave rivale të drogës. Të paktën 15 persona besohet se kanë gjetur vdekjen nga përleshjet me bandat kriminale në lagjen e varfër Morro dos Macacos. Rrugët e Rios janë fortifikuar me të paktën 2000 forca ushtarake dhe policore, informon CNN. Policia tha se të paktën dy oficerë nga radhët e forcave të rendit humbën jetën gjatë luftimeve të përgjakshme. Zyrtarët gjithashtu po përpiqen të rikthejnë qetësinë dhe të shuajnë frikën për sigurinë në vend, duke qenë se Brazili do të jetë vendi mikpritës i lojërave olimpike 2016. "Rio de Janeiro ka një problem sigurie. Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për këtë, dhe ky është një ndër problemet më historike të qytetit," tha drejtori i sigurisë publike shtetërore, Hoze Mariano Beltrame. "Por ne i kemi vërtetuar Komitetit Olimpik se kemi plane dhe propozime konkrete për Rio de Janeiron", shtoi më tej ai. "Të shtunën, dy policë u vranë pasi helikopter i tyre u qëllua. Helikopteri u rrëzua dhe u përfshi nga flakët. Gjithashtu në të tjera skena të dhunshme, disa autobusëve u është vënë zjarri ndërsa këto janë sulmet më të rënda, që kur u shpall vendimi se Rio de Janeiro do të presë lojërat olimpike, rreth dy javë më parë. Brazili do të jetë vendi i parë i Ameriëks së Jugut, ku do të zhvillohet olimpiada e 2016-ës. Për këtë arsye autoritet vendase janë angazhuar për të minimizuar në maksimun skenat e dhunës, problemet e sigurisë dhe sigurisht, viktimat e pafajshme. Ende përkufizohet si gjendje e jashtezakonshme, situata në Brazil, ku policia është vënë në gadishmëri të plotë pas përleshjeve guerrilase në Rio De Janeiro. Sekretari i Sigurisë së vendit, Jose Mariano Beltrame ka theksuar se policia është vënë në gadishmëri për të izoluar çdo fenomen dhune në qytetin më të madh brazilian ku veprojnë shumë banda droge. Gjithashtu ai shtoi se në të gjitha rrugët e qytetit do të shtohet numri i forcave speciale, duke arritur në rreth 4 mije të tilla.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›