"Falja e Gjakut" rrefen copezat e familjes shqiptare ne Tirane Izaura Ndoj
Copeza historie, pjeseza dhe imazhe te familjeve shqiptare te ngujuara me ne fund do te vijne premiere ne kinemate e Tiranes. "Falja e Gjakut" filmi i cili u kurorezua me cmimin "Ariu Argjendte" ne Berlinale dhe filmi i vetem qe flet shqip mberrin ne Tirane. "Falja e Gjakut", me regji te Xhoshua Marston, por skenar te Andamion Murataj rrefen ne dukje nje histori te zakonshme gjakmarrjeje. Gjate nje konference per shtyp skenaristi Andamion Murataj tha se "Skenari nuk eshte shkruar ne menyre klasike, ne kemi levizur ne mbi 10 shtepi te ndryshme, ndaj filmi eshte gati nje dokumentar. Qellimi i tij eshte, se pari qe te jete i vertete me gjuhen, zakonet, veshjet, marredheniet mes familjareve. Jam impresionuar kur kam pyetur nje te ri te ngujuar: Cila eshte endrra jote me e madhe? Mendoja se do thoshte qe eshte te largohej jashte Shqiperise, por ai me tha: endrra ime eshte te eci ne rruge pa e kthyer koken pas. Pertej kesaj, filmi eshte nje dokument i qindra copezave historish te verteta. "Falja e Gjakut" nuk cek vetem kete teme, por edhe perplasjen mes brezave, jeten rurale ne Shqiperine sot e madje edhe provokon kur shoqatat qe sherbejne si "pajtues" i quan biznes. I realizuar i gjithi ne dialektin geg, ne nje fshat te veriut shqiptar e me protagoniste aktoresh nga te gjitha viset shqip-folese, "Falja e Gjakut" zbuloi edhe dy talente te reja. Nen petkun e Nikut dhe ate te motres se tij Rudines, aktoret Tristan Halilaj 18 vjec dhe Sindi Lacej 15 vjec, rrefejne sesi arriten te interpretojne moshataret e tyre te izoluar per shkak te ketij fenomeni. Tristan Halilaj aktori kryesor tha se "Nuk kam pasur eksperience personale me ngujimin, por nga bisedat me djemte dhe vajzat e ndryshme kam arritur te krijoj psikologjine e personazhit". Ndersa aktorja 15 vjecare Sindi Lacej, "Doja te sillja para publikut nje femer qe sfidon realitetin, qe eshte e forte dhe qe enderron. Se pavaresisht rrethanave, do te mund t'i kthehet jetes normale". "Falja e Gjakut" do te vije si premiere per publikun e gjere ne 17 shtator, nderkohe qe ai udheton edhe drejt festivalit te filmit ne Toronto.
"Falja e Gjakut", nje triumf ne Berlinale
"Falja e gjakut", nje histori shqiptare me regji te amerikanit Joshua Marston u prit mire nga kritika, nderkohe qe mori dy trofe ne Berlinale. Historia shqiptare e gjakmarrjes, ishte filmi fundit qe mbylli konkurrimin ne festivalin prestigjioz te kinemase ne Berlin. "Falja e Gjakut" eshte nje film i ri qe hedh nje veshtrim mbi kete fenomen, i cili ka terhequr vemendjen ne ato vende ku nuk ekziston nje dukuri e tille. Bashkeskenarist dhe njekohesisht producent i filmit eshte Andamion Murataj dhe regjia vjen nga regjisori amerikan Joshua Marston. Ky film i fuqishem perqendrohet ne nje familje, ne nje fshat te veriut te Shqiperise, ku konflikti per token e ka futur ne gjak. Nder aktoret e filmit permendim Ilire Vinca-Celaj, Luan Jaha, Veton Osmani, Selman Lokaj, Cun Lajci, Tristan Halilaj, Sindi Lacej etj. Regjisori Marston e pershkruan Shqiperine si nje vend qe ende ekziston gjakmarrja, por nuk eshte nje shoqeri qe vetem ngjason me 100 vjet me pare me njerez qe jetojne ne male dhe qe shtine me arme njeri-tjetrin.
Festivali "PriFilmFest" celet me filmin "Falja e gjakut"
Rrefimi per gjakmarrjen qe fitoi "Ariun e Argjendte" per skenarin me te mire ne Festivalin e Filmit ne Berlin, do te hape edicionin e trete te festivalit nderkombetar te filmit ne Prishtine, "PriFilmFest", qe do te mbahet nga 24 shtatori deri me 1 tetor, ne Prishtine. "Falja e gjakut" do te sjelle ne kryeqytet edhe regjisorin Joshua Marston, i cili bashke me Andamion Murataj ka shkruar edhe skenarin. Ne nje komunikate per media, organizatoret e festivalit e kane paralajmeruar edhe ardhjen e shume yjeve te tjere te kinematografise boterore dhe shfaqjen e shume filmave te njohur. Aktori Gedeon Burkhard i njohur per rolin e tij ne filmin e regjisorit Quentin Tarantino, "Inglourious Basterds", do te jete njeri nga ta. Ne "PriFilmFest" ai do te prezantoje filmin e tij me te ri. Gjate ketij festivali do te shfaqen edhe filmat francez te regjisorit Claude Chabrol si "La Cerimonie", "L'Enfer", "Betty", "Une Affaire de Femmes" dhe "Inspecteur Lavardin". "Falja e gjakut", filmi i regjisorit amerikan Joshua Martson, bazuar ne skenar te Andamion Murataj, do te shfaqet jashte konkurrences ne Festivalin Nderkombetar te Torontos ne edicionin e 36-te