E Diel, 1 Nëntor 2026

Punesimi ne Itali, hapen procedurat per 300 vende Sonila Isaku

Shtetasit shqiptare do te kene mundesi punesimi ne Itali dhe pikerisht ne sezonin e trete te punesimit jane ofruar 300 vende pune. Por ajo qe eshte risi ne kete sezon, punesimi ne Itali, per shqiptaret nuk do te kryhet me vetem me ane te ndermjetesimit, te dy vendeve, por edhe ne menyre individuale, duke aplikuar ne sistemin online per punesimin, i cili eshte instaluar ne 36 Sportelet e Migracionit qe ndodhen ne Zyrat Rajonale dhe Vendore te Punesimit ne te gjithe territorin shqiptar. Ministri i punes dhe Ceshtjeve Sociale, Spiro Ksera dhe Ambasadori Italian ne Tirane, Massimo Gaiani, e cilesuan kete nje nder bashkepunimet me te suksesshme te dy vendeve.“Pas dixhitalizmit te sherbimeve te punesimit, Ministria eshte e perqendruar ne perfundimin e procesit te dixhitalizmit te sherbimeve sociale dhe te inspektoratit. Tashme Shqiperia eshte e gatshme te pergatise punonjes te kualifikuar jo vetem per tregun vendas te punes, por edhe ate evropian. Fushat me te kerkuara ne tregun e punes si brenda dhe jashte vendit, jane ne fushen e hoteleri-turizem, ndertim, industri tekstile, artizanat, perpunues metalesh, saldatore, montatore, etj. Integrimi i shqiptareve ne shtetin fqinj, u vu ne dukje nga Ambasadori Italian ne Tirane, Massimo Gaiani si nje sukses i bashkepunimit. “Dua te theksoj se jane mbi 30 mije biznese ne Itali te celura nga shqiptare, ndersa numerohen rreth 100 mije studente me origjine shqiptare qe studiojne ne shkollat italiane dhe mund t’ju them se ky eshte numri me i madh i te huajve qe jetojne ne Itali”, ka pohuar Gaiani. Paralelisht me sistemin online per punesimin e shtetasve shqiptare qe duan te punojne jashte vendit, Italia ka hapur edhe fazen e trete per punesime ne Itali, nga i cili pritet te perfitojne 300 shtetas shqiptare. Sipas procedurave te percaktuara, afati perfundimtar per paraqitjen e kandidaturave eshte 22 marsi. Nderkohe, mund te aplikojne te gjithe shtetasit shqiptare, te cilet kane mbushur moshen 18 vjec, te cilet nuk jane te denuar nga organet gjyqesore ose nuk kane procedime penale. Po keshtu, keta persona nuk duhet te jene shenuar ne sistemin SIS (Schengen Information System), si te papranueshem ne territorin e vendeve te zones Schengen apo ata qe nuk zoterojne leje qendrimi per arsye pune ne Itali apo leje qendrimi afatgjate. Sa i perket sektoreve te punesimit ku shteti fqinje ofron edhe vende pune, jane hoteleri-turizem, punonjes shtepie dhe asistence familjare, punonjes metalesh dhe mekanike, fizioterapi dhe teknike ortopedike, si dhe pastrim dhe mirembajtje e thjeshte. Pervec sa me siper, kerkohen aktivitete te sekretarise teknike ne sektore te ndryshem, ne menyre te vecante atij tregtar. Fillimisht keta kandidate duhet te regjistrohen ne Sportelet e Migracionit ne qytetet ku ato ndodhen. Me pas, kandidatet e perzgjedhur do te kene mundesine per te marre pjese ne kurset e formimit qe do te realizohen ne kuader te projekteve te zbatuara nga entet e autorizuara. Kandidatet qe do te perfundojne kurset do te regjistrohen ne listat e preferences me qellim punesimin e mundshem ne Itali. Kurset e formimit qe jane pershkruar me siper, do te zhvillohen ne periudhen ndermjet fillimit te prillit dhe fundit te majit. Behet fjale per kurse intensive nga 6 deri en 8 ore ne dite pergjate pese diteve te javes dhe kandidatet duhet te ndjekin te pakten 80 per qind te ketyre kurseve, ne menyre qe te kualifikohen.

Procesi i perzgjedhjes se kandidateve parashikon

1-Paraperzgjedhja e bazuar mbi kandidaturat (per t’u futur ne interviste)

2-Intervista perzgjedhese tekniko-motivuese (per t’u futur ne kurset e formimit)

3- Frekuentimit e kursit te formimit

4-Provimi perfundimtar per te certifikuar aftesite dhe shkallen e njohjes se gjuhes italiane (vetem per personat, te cilet do te kene ndjekur te pakten 80 per qind te oreve te kurseve te formimit)

5-Regjistrimi ne listat e preferences me qellim punesimin ne Itali, mbi bazen e rezultatit perfundimtar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›