INSTAT: Bien kostot e ndertimit, me pak para’ per materialet Eglantina Nasi
Te ndertosh ne Shqiperi, duket se eshte nje aktivitet, i cili se fundmi po kushton me pak kompanive qe e ushtrojne ate. Pikerisht, fale renies se kostove te disa zerave qe perfshihen brenda tij ne krahasim me periudhat e meparshme. Nje dukuri e tille bie ne sy gjate analizes se te dhenave te publikuara se fundmi nga Instituti i Statistikave (INSTAT) mbi Indeksin e Kushtimit ne Ndertim per tremujorin e fundit te vitit te kaluar. Sipas tyre, aktiviteti i te ndertuarit si i tille ka kushtuar gjate kesaj periudhe ne teresi me pak, sesa gjate tremujorit pararendes. “Ne tremujorin e katert te vitit 2012, Indeksi i Kushtimit ne Ndertim shenoi nje ulje prej 0.1% kundrejt tremujorit te meparshem”, citojne ekspertet e INSTAT-it. Duke shtuar se gjithsesi, krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2011, ky tregues i ndertimit ka shenuar nje rritje me 0.5%. “Por nje vit me pare ky ndryshim ishte 0.7%”, shtojne ekspertet e INSTAT-it, duke saktesuar keshtu se me gjithe rritjen vjetore te vene re, ajo serish eshte nen nivelin e meparshem te shenuar gjate periudhes se viteve 2010-2011. Duke e bere kesisoj ndertimin nje aktivitet me me shume leverdi per sipermarresit e tij, pasi kushton me pak se me pare. Dhe kontribut per kete, duket se kane dhene ulet e shenuara per materialet ne teresi qe perdoren per te kryer ndertime. “Brenda ketij grupi, indekset e cmimeve te nengrupeve “Materiale ndertimi” dhe “ Materiale elektrike e komunikimi”, kane shenuar ulje respektivisht me nivelet prej 1.9% dhe 0.6%”, citojne ekspertet e INSTAT-it. Duke shtuar me tej se vete indeksi i cmimeve te grupit “Shpenzime materiale” eshte ulur me nivelin prej 1.2% kundrejt tremujorit te meparshem. Por gjithsesi, ka edhe materiale qe sherbejne ne fushen e ndertimit, te cilat nuk kane ulje te kostos se tyre, madje kushtojne me shume se me pare. “Indeksi i cmimeve te “Materiale hidro-sanitare” ka pesuar nje rritje prej 3.0% krahasuar me tremujorin e meparshem”, saktesojne ne kete drejtim ekspertet e INSTAT-it. Nga ana tjeter, ata konfirmojne se ulje ne fushen e ndertimit kane shenuar edhe indekset e grupeve “Shpenzime makinerie” dhe “Shpenzime per pagat”, respektivisht me nivelet prej 1.0% dhe 1.3%. Cka do te thote ne terma praktike, se kompanite e ndertimit paguajne me pak edhe punonjesit, si edhe kane ulur shpenzimet per investime, pra per blerje makinerish ne nje rast te tille. “Ndersa, indeksi i grupit “Shpenzime transporti”, pati nje rritje prej 0.2%. E krahasuar me tremujorin e meparshem nje rritje me 0.9% ka pasur edhe grupi “Kosto te tjera”, perfundon raporti i INSTAT-it per Indeksin e Kushtimit ne Ndertim.