Rusmali: Vendimi i gjykates per plehrat, u keqinterpretua Rozeta Rapushi
Deputeti demokrat, Ilir Rusmali, tha dje se po keqinterpretohet vendimi i Gjykates Kushtetuese per referendumin e plehrave. Ne nje reagim ndaj debateve te nisura per kete ceshtje, kreu i komisionit parlamentar te ligjeve, tha se Kushtetuesja pranon kerkesen per referendum, por nuk ndalon importin e mbetjeve. “Gjykata Kushtetuese as nuk ndalon dhe as nuk lejon. Gjykata Kushtetuese ne vendim konkret ka marre nje vendim shume te rendesishem, i cili konfirmon, afirmon te drejten e shqiptareve qe nepermjet votes te vendosin per ceshtje qe ata i konsiderojne te rendesishme. Shqiptaret, thote Gjykata Kushtetuese duhet te vendosin. Nuk ka marre vendim per ndalimin, nuk ka paragjykuar vullnetin e shqiptareve per te vendosur mbi ceshtjen ne fjale. U ka kaluar shqiptareve te drejten per te vendosur, kaq eshte permbajtja”, - u shpreh Rusmali. Ne emer te mazhorances, ai theksoi se respekton sikurse dhe Gjykata Kushtetuese te drejten sovrane te shqiptareve. Duke theksuar se kete e provoi edhe ne seancen plenare te se henes, ku u votua pro nje tjeter referendumi. “Demokracia direkte, demokracia e drejtperdrejte e shendosh, e forcon, e permireson, e persos sistemin demokratik ne Shqiperi, nuk e demton ate. Efektet negative qe mund te na vijne ne ne kerkese, jane efekte qe mund te perballohen qe te gjitha me instrumentet ligjore dhe ekzekutiv qe ka ky shtet. Prandaj e mira eshte qe te mos i hapim rruge keqinterpretimeve dhe te mos i lejme shteg abuzuesve qe e kane me hile pozicionimin e tyre ndaj ceshtjes”, - theksoi demokrati. Ai theksoi se prej kohesh po hidhet ideja, sikur Gjykata Kushtetuese me vendimin e vet ka ndaluar importin e plehrave ne Shqiperi. “Nje keqinterpretim me dashje i permbajtjes se vendimit te Gjykates kushtetuese dhe une perfitoj nga ky komunikim per te sqaruar ne fakt thelbin e vendimit nga kendveshtrimi kushtetues. Gjykata Kushtetues eshte pjese e procedures ligjore dhe kushtetuese per shqyrtimin e nismave per referendum, eshte rruga nga e cila kalon cdo nisme per referendum”, - vijoi demokrati. Ai theksoi se Gjykata Kushtetuese e di qe nga referendumi per shkak te defekteve te kerkeses mund te krijohet nje situate e veshtire ne kuadrin ligjor, sepse per fat te keq kerkesa hap krahun per importin total te gjithe listes se plehrave. Por, Gjykata Kushtetuese duke respektuar te drejten sovrane kushtetuese te shqiptareve, per te vendosur nepermjet mekanizmave te demokracise se drejtperdrejte ka njohur gjithashtu dhe instrumentet qe ka ekzekutivi shqiptar ne dore, qe ka parlamenti shqiptar ne dore per te mos lejuar krijimin e situatave kaotike ne Shqiperi.