E Shtunë, 31 Tetor 2026

DELIJORGJI- MINXHOLLI NE BURG

 

Mihal Delijorgji dhe drejtori i fabrikes se cmontimit te predhave ne gerdec Driatn Minxholi do te vazhdojne te qendrojne ne burg. Gjykata e Apelit ne Tirane, ne nje seance sot ne mengjes la ne fuqi masen e sigurise te vendosur nga gjykata e Shkalles se Pare ne Tiranes, arrest me burg per 2 te arrestuarit pas tragjedise se Gredecit. Delijorgji dhe Minxholli jane perfaqesuar ne seance nga avokati Arben Prifti, i cili ka kerkuar nje mase me te lehte sigurie, ndoshta arrest shtepie pasi ata nuk paraqesin rrezikshmeri dhe nuk kane shfaqur shenja per t'iu larguar hetimit dhe ndjekjes penale. Por kjo kerkese nuk eshte pranuar nga gjykata e Apelit, qe ka vendosur te lere ne qeli Delijorgjin dhe Minxholin, sikunder vendosi dy dite me pare te njejten mase sigurie edhe per drejtorin e MEICO-s, Ylli Pinari. Ndaj Delijorgjit deri tani rendon vetem nje akuze, ajo e shkeljes se rregullave te sigurise teknike ne fabriken e cmontimit ne Gerdec. Ne fabriken e Delijorgjit, me 15 Mars pas nje shperthimi tragjik humben jeten 24 persona, mes tyre edhe gra e femije.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›